Haxhiu i shkon me lule në zyrë, Osmani ia dorëzon Kushtetutën: Më vjen mirë që po lë pas një grua - NACIONALE

Haxhiu i shkon me lule në zyrë, Osmani ia dorëzon Kushtetutën: Më vjen mirë që po lë pas një grua

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu ndodhet në zyrën e Presidentit për të marrë detyrën nga Vjosa Osmani.

Kjo e para, i shkoi me lule presidentes së deritanishme.

“Ju dëshiroj mirëseardhje zonja kryetare e Kuvendit, dhe nga sonte në mesnatë edhe u.d e presidentit të republikës së Kosovës.

Ka qenë dëshirë që ta lë një grua mbrapa në këtë zyrë, dhe kjo dëshirë po më plotësohet. Uroj që ta ngrehni kamën zhag, që edhe pas jush të jetë një grua në këtë zyrë.

Kur unë kam ardhë në zyrë, kanë qenë rrethana të jashtëzakonshme. Sot po iu lë pas një punë të jashtëzakonshme, do të kemi mundësinë të flasim përgjatë takimit për shumë procese. Kemi këtu një numër të folderave me, vetëm 1 për qind të punës, sa për të filluar, që e mbulojnë edhe politikën e jashtme dhe pjesën e drejtësisë, mbrojtjes dhe fusha të tjera” – tha Osmani.

Më pas, ajo ia dorëzoi Kushtetutën Haxhiut, duke u shprehur:

“Kjo është Kushtetuta që mua më ka dorëzuar Glauku kur ka qenë u.d”.

Lajme të ngjashme