Haxhiu i PDK-së: Në Klinikën e Onkologjisë mungojnë 25 deri në 30% të barnave nga lista esenciale - NACIONALE

Haxhiu i PDK-së: Në Klinikën e Onkologjisë mungojnë 25 deri në 30% të barnave nga lista esenciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë mungojnë 25 deri në 30% të barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Dita Botërore e luftës kundër kancerit e gjen Onkologjinë me mungesë të 12 barnave.

Dita Botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjen pa drejtor të Onkologjisë dhe me mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.” – ka shkruar ai.

Haxhiu ndër të tjera ka përmendur Klinikën e Onkologjisë gjatë pandemisë Covid-19, që sipas tij ishte storie suksesi, ndërsa sot është për keqardhje se si është degradu.

Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet. Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve edhe gjatë pandemisë COVID-19, sot është për keqardhje se si ka degradu.” – ka përfunduar Haxhiu.

Lajme të ngjashme