LDK në Lipjan rekomandim MF-së: Të bëhet faturimi i tatimit në pronë siç ka qenë në vitin 2022 - NACIONALE

LDK në Lipjan rekomandim MF-së: Të bëhet faturimi i tatimit në pronë siç ka qenë në vitin 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan i kanë propozuar Kuvendin Komunal që të dërgoj rekomandim Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Financave që tatimi i vitit 2023 të faturohet si tatimi i vitit 2022.

Sipas degës së LDKsë në Lipjan ky propozim në Kuvendin Komunal ka kaluar me shumicë votave, në mbledhjen e 15-të.

Rekomandim për Qeverinë e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministrinë e Financave, Transfereve dhe Punës- Departamenti i Tatimit në Pronë: Të pezullohet vendimi për rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023 dhe të bëhet faturimi i tatimit në pronë siç ka qenë në vitin paraprak 2022. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të nivelit qendror, që të marrin parasysh këto shqetësime të qytetarëve të cilat i kemi adresuar përmes Kuvendit të Komunës me anë të këtij rekomandimi.” – thuhet në njoftim.

LDK në Lipjan kanë shkruar se qytetarët kanë nevojë për lehtësimin e jetesës dhe jo për t’i rënduar dhe vështirësuar akoma më shumë.

Qytetarët tanë në këtë kohë krize kanë nevojë për lehtësim të jetesës së tyre e jo për t’i rënduar dhe vështirësuar akoma më shumë.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme