Haxhiu: Ftoj prokurorinë që të hetojë konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK - NACIONALE

Haxhiu: Ftoj prokurorinë që të hetojë konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ftuar prokurorinë që të merret me konkursin e fundin për infermierë në ShSKUK.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se për këtë konkurs ka fakte rreth manipulimit dhe keqpërdorimeve.

Ai tutje ka pretenduar se pyetjet e testit i janë dërguar kandidatëve të preferuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Fakte rreth manipulimit dhe keqpërdorimeve në konkursin për infermierë në SHSKUK.

Faktet po mi dergojnë ata që kanë pësuar nga keqpërdoruesit, pra nga zyrtrarët kompetent të ShSKUK-së.

Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.

Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.

Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj.

Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK-së.

Lajme të ngjashme