Suspendohet për 72-orë rreshteri që s'reagoi pas sulmit ndaj ekipit të Gazetës Nacionale - NACIONALE

Suspendohet për 72-orë rreshteri që s'reagoi pas sulmit ndaj ekipit të Gazetës Nacionale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është suspenduar për 72 orë rreshteri policor nga Stacioni Policor në Prizren i cili qëndroi indiferent gjatë sulmit ndaj ekipit të Gazetës Nacionale në protestën kundër DokuFest-it.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas vlerësimit dhe analizimit të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarura të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një rreshter policor nga Stacioni Policor Prizren.

Rreshteri ishte zyrtari i parë që gazetari i është drejtuar dhe gjatë këtij kontakti dyshohet se nuk ka pas një reagim dhe sjellje profesionale nga ai.” – thuhet në njoftim.

Në komunikatën e policisë së Kosovës thuhet se nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij.

Lidhur me këtë policia në konsultim me prokuroni ka hap rast “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, një i dyshimtë është identifikuar dhe pas intervistimt është ndaluar për 48 orë.

Çfarë ndodhi dje?

Ekipi i Gazetës Nacionales gjatë ditës së djeshme ishte duke raportuar për protestën e organizuar kundër festivalit DokuFest, përderisa një person e ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin e Gazetës Nacionale. Teksa gazetari Vullnet Krasniqi po raportonte, kur filluan sulmet e para ndaj tij, zyrtarë të Policisë së Kosovës ishin në afërsi të vendit të ngjarjes. Ata u nuk reaguar ani pse gazetari Vullnet Krasniqi, tërë kohën kërkonte ndihmën e tyre.

Sulmi fizik ndaj ekipit të gazetës Nacionale është dënuar ashpër nga përfaqësuesit e gazetarëve dhe të shoqërisë civile.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sulmin ndaj gazetarëve e ka cilësuar të papranueshme, duke kërkuar dënimin e autorëve.

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren. Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”. Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Edhe juristja e medias Flutura Kusari ka bërë thirrje për dënim të autorit.

Gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar fizikisht nga disa persona në Prizren derisa po bëheshin gati të raportojnë protesten kundër. Dokufest, ngjarjes më të rëndësishme dhe më të mrekullueshme kulturore që ka Kosova. Kriminelët duhet të arrestohen menjëherë. Për çdo minutë që ata nuk janë në paraburgim, mesazhi është msyjani gazetarëve se nuk keni pasoja. Pa u rritë dënimet për sulme online dhe fizike ndaj gazetarëve dhe pa u ndal denigrimi verbal i gazetarëve nga njerëzit e veshur me pushtet politik, fetar apo financiar, të bërit gazetari do të vazhdojë të përkeqësohet më shpejtësi. Ky ështe sulmi i 54 ndaj gazetarëve dhe kameramanëve ketë vit, sipas faqes së AGK-së. Në vitin 2020, Kosova kishte regjistruar 24 sulme”, ka shkruar Kusari në profilin e saj në “Facebook”.

Kurse, drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se ky sulm është edhe një tregues për atë së deri ku ka arritur agresiviteti i individëve dhe grupeve me orientim fondamentalist islamik në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se autorët e sulmit duhet të nxjerrën para drejtësisë.

Se pari shpresoj se gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani i Nacionales nuk kane pesuar lendime fizike. Ky sulm ndaj gazetareve te Nacionales eshte edhe nje tregues per ate se deri ku ka mberrite agresiviteti i individeve dhe grupeve me orientim fondamentalist islamik ne Kosove. Me asnje kusht nuk bene qe te lejohet qe ky akt i dhunshem te kaloj pa u denuar rende nga organet e drejtesise! Poashtu, edhe Policia e Kosoves duhet te njoftoj opinionin se Bashkesia Islame e Prizrenit a ka kerkuar leje per proteste dhe a ju ka dhene e njëjta”, ka shkruar Peci.

Për sulmin ndaj ekipit të Nacionales, kanë reaguar edhe shumë figura të tjera të njohura publike.

Lajme të ngjashme