"Haxhi Avdyli la 'chatin'": Deputeti i Guxo-s 'qeshet me lot' pas emërimit të Arben Vitisë
Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë, pozitë kjo që e pretendonte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli. Ai ka bërë një reagim, por nuk ka thënë ndonjë fjalë, përveçse “ka qeshur me lot”.
Adnan Jashari, e ka bërë “Tag” në një prej lajmeve për Arben Vitinë, deputetin Haxhi Avdyli.
Madje, i ka bashkëngjitur komentit edhe një fjali: “Haxhi Avdyli left the Chat”, apo “Haxhi Avdyli la bisedën”.
Ky i fundit, i ka replikuar me disa figura duke “qeshur me lot”.
Vlen të theksohet, se kryetari i Listës Guxo, Faton Peci, kishte konfirmuar se kanë biseduan me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për ta shqyrtuar këtë mundësi.
“Në komunikime që kemi pasë me kryeministrin dhe LVV-në, kemi shpreh një interesim për shkak se e vlerësojmë figurën dhe personalitetin, mbi të gjitha, pasionin që ka Haxhi Avdyli për detyrën ekzekutive.” – kishte thënë ai.
Qeveria ndërkaq, sot konfirmoi se në këtë pozitë, është rikthyer sërish Arben Vitia.
Nacionale e kishte pyetur z. Vitia se a do të ishte ministër i ri pikërisht më 6 tetor, por këto kishin qenë fjalët e tij:
“Jo, nuk kam asnjë interesim. Nuk kam qenë në dijeni më herët, është lajm ky që sapo më thatë,” – na kishte thënë ai.