Hashim Thaçi vjen në Kosovë: Shkak gjendja shëndetësore e nënës së tij - NACIONALE

Hashim Thaçi vjen në Kosovë: Shkak gjendja shëndetësore e nënës së tij

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Kosovë.

Kështu ka mësuar gazeta Nacionale nga burime të sigurta në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Arsyet e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë nuk dihen, megjithatë ditë më parë Nacionale ka raportuar se nëna e tij ka pasur disa probleme shëndetësore.

Siç ka mësuar Nacionale, Thaçi ndodhet në Kosovë që nga ora 12:30.

Nacionale ka dërguar pyetje edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës për të kuptuar më shumë detaje./

Lajme të ngjashme