“Hashim fashisti; Isë titisti”: Kur Rilind Gërvalla shkruante si militant i VV-së, i fyente ish-liderët e Kosovës - NACIONALE

“Hashim fashisti; Isë titisti”: Kur Rilind Gërvalla shkruante si militant i VV-së, i fyente ish-liderët e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë përmes një postimi të gjatë në Facebook, Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit në RTK-së, nuk u distancua nga sulmi ndaj Nacionales dhe Periskopit. Megjithatë, ndër vite, gjuha e Gërvallës ishte edhe më e ashpër. Gjuha e tij ishte gjuhë e një aktivisti të VV-së, pjesë e sëcilës parti ishte për vite të tëra.

Në disa shkrime të mëhershme të siguruara nga Nacionale, Gërvalla ka disa qëndrime të debatueshme, përfshirë ofendime e sharje ndaj Isa Mustafës, LDK-së e tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, të cilën kombëtare thoshte se s’do ta shikonte më kurrë në stadium.

Hashim fashisti, Isë titisti

Në botëkuptimin e Gërvallës, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës dhe ish-udhëheqës i UÇK-së, ishte fashist.

“Sheh doktorin, njeriun e shkencës duke ta citu fenë e lutjet, e sheh OJQ-në që me euro prodhom hashima, e Hashim fashistin duke i prirë paradës me truprorje e një zyrtare e huaj flet për seksin tinza” – ka shkruar Gërvalla.

Pas cilësimit fashist të ish-presidentit Thaçi, Gërvalla e kishte pasur një cilësim të rëndë edhe për Isa Mustafën, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-lider i LDK-së. Gërvalla e kishte quajtur Mustafën “Isë titisti”.

“Veq a e kuptuat tash, përfundimisht, që e vetmja zgjidhje është “me i grahë bothës” me kundërshtime e me protesta, e me fol e me shkru, e mos me u ndal kurrë, përndryshe ja fute gjumë si deri tash, JO Hashimi president e kryeministër Isë titisit, po edhe Serbia të vjen midis Prishtine!” – kishte shkruar Gërvalla.

Drejtori i televizionit në RTK nuk e kishte kursyer as LDK-në e as PDK-në, aktualisht dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës. Sipas Gërvallës, PDK-ja dhe LDK-ja “kuvend e kanë kafenenë”.

Duke imagjinuar një bisedë të militantëve të LDK-së dhe PDK-së, Gërvalla e kishte cilësuar Mustafën si “ministër të Rrahman Morinës”.

“LDK ka elektorat kafenesh se kështu dhe janë themelu (ëmbëltorëve). Nuk kanë pasur faj atëherë. Por, edhe PDK funksionon kafeneve. Që të dyja kuvend e kanë kafenenë. Por t’i dëgjosh militantët e tyre pak më aktiv, është e vërtetë për skenar filmi. “Këqyre bre çka i bani Hashimi Isës, e futi në lojë e tash po don me rrëzu, zmijë ma”, e këta të PDK-së “ja duhet me hjekë këtë ministër të Rrahman Morinës, ah nanën e Putinit”.” – kishte shkruar ai.

I ashpër Gërvalla ishte treguar edhe me “Dardanët”, tifozët zyrtarë të Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Mu kurrë në jetë s’keni me më pa në stadium kur lun Kosova. Harrone atë punë, por bëhuni bre ma kreativ me statusa” – kishte shkruar Gërvalla, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme