Hasani thotë se kthimi i ushtrisë serbe nuk mund të bëhet pa u pyetur Kosova - NACIONALE

Hasani thotë se kthimi i ushtrisë serbe nuk mund të bëhet pa u pyetur Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka komentuar kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave ushtarake në Kosovë.

Në një intervistë për Kohën, ai ka thënë se kjo gjë nuk mund të bëhet pa pyetur Kosovën.

Hasani ka treguar se kthimi i trupave ushtarake serbe mund të bëhet vetëm me marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nuk është hera e parë që kjo kërkesë bëhet. E ka bërë edhe i ndjeri Zoran Gjingjiq. Këtë herë, megjithatë, gjërat qëndrojnë më ndryshe dhe madje për disa arsye: e para, Kosova ka shpallur Pavarësinë dhe është një shtet sovran dhe i pavarur; e dyta, ajo pavarësi nuk është shpallur në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare; dhe, e treta, së fundi, çdo zbatim i Rezolutës 1244 për sa i përket prezencës së huaj ushtarake kërkon miratimin e një marrëveshjeje bilaterale, e cila në të drejtën ndërkombëtare quhet SOFA, mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk mund të bëhet në bazë të Rezolutës 1244”, ka thënë Hasani.

Lajme të ngjashme