Hasani: Kur të vije koha e zbatimit, marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit do të kenë kamatë më të lartë për Kosovën
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se shtyrja e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nuk i konvenon Kosovës.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ai ka thënë se këto marrëveshje do të kenë kamatë më të lartë për Kosovën kur të vije koha e zbatimit.
“Veçanërisht këtu e kam parasysh fakti që Marrëveshjet e Ohrit dhe të Brukselit jam i bindur, që ne këtu do jemi, që ato vetëm mund të kenë kamatë edhe ma të randë, ato mund të shkojnë edhe ma ka qenë se që janë kur t’vjen puna për implementim në qoftë se zvarriten”, ka thënë Hasani.
Ai ka bërë me dije se me procesin e dialogut me Serbinë do të merren edhe qeveritë e ardhshme të Kosovës.
“Unë besoj edhe një mandat qeveria tjetër por edhe goxha mandate qeveritë kanë me i kalu duke u marrë me çështjen e dialogut dhe raporteve tona me Serbinë sepse pak ka gjasa që ato mund të mbyllen siç është besu, ose siç besohet do të thotë edhe sot”, është shprehur Hasani.