Haradinaj zotohet ta bëjë Deçanin “adresë ballkanike të turizmit malor”, premton edhe ulje 20% të çmimit të rrymës
Adresë ballkanike të turizmit malor u zotua ta bëjë qytetin e Deçanit, kandidati për kryeministër të vendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mes tjerash, Haradinaj i qëndroi sërish zotimit se me qeverisjen eventuale të tij do të ulë çmimin e energjisë elektrike për mëse njëzet përqind.
Kështu është zotuar ai duke u thirrur në planin e tij për ndërtimin e një termocentrali me gaz përbrenda dy- tri vitesh.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror - me Kosovën Fituese 137
Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore.
Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit.
Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit.
Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.
Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike.
Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind.
Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO.
137 për Kosovën Fituese, o sot o kurrë!
(Pjesë speciale e marketingut)