Haradinaj takohet me Limajn, Nimanin e Klinakun: E dakorduam programin zgjedhor, shtylla kryesore anëtarësimi në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është takuar me parterët e koalicionit, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku,
Haradinaj ka thënë se me ta janë dakorduar për programin zgjedhor, duke thënë se shtyllë kryesore është anëtarësimi në NATO, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh
“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë.” – ka shkruar ai.
Ai ka bërë me dije që kanë folur edhe për listën e kadidatëve.
“Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për realizuar synimet tona programore e elektorale.” – ka shkruar Haradinaj.