Haradinaj në tubim madhështor me Rini: Grante pa kthim për biznese dhe bursa për të gjithë studentët
Kandidati për kryeministër nga koalicioni “për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj, ka vazhduar aktivitet elektorale në komunën e Suharekës.
Ai ka bërë me dije se në qeverinë e tij rinia do ta mbështet me grante pa kthim për bizneset e reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se rinia e Suharekës e ka dëshmuar se e kupton këtë vizion dhe se masovikisht është bashkuar për Kosovës Fituese.
“Në Shirokë të Suharekës pashë vendosmërinë e një gjenerate që di të mendojë, të punojë dhe të ndërtojë. Këta të rinj, nga një qytet që ka dëshmuar se di të krijojë vlera e zhvillim ekonomik, janë shembull i asaj që Kosova mund të arrijë. Rininë do ta mbështesim me grante pa kthim për bizneset e reja. Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private. Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e GDP-së do të ndahet për arsim e edukim. Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit. Çelësi i zhvillimit të vendit është i qartë - anëtarësimi direkt në NATO dhe forcimi i aleancës së përhershme me Amerikën. Rinia e Suharekës e ka dëshmuar se e kupton këtë vizion dhe se masovikisht është bashkuar për Kosovës Fituese”, ka shkruar Haradinaj.
(Pjesë speciale e marketingut)