Haradinaj: S’ka luftë në Kosovë sa të jemi ne gjallë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë luftë, përderisa janë gjallë kjo gjeneratë.
Haradinaj i ftuar në T7 ka deklaruar se nuk do të ketë luftë sepse këtu është Amerika dhe ushtria Amerikane.
“Sipas bindjes sime kurrë nuk do të ketë luftë në rajon, është kry lufta. Kurrë s’po them, por jo sa jem gjallë na, nuk po them që në 50 vjetët që vijnë do të ketë luftë. Është Amerika, është ushtari amerikan dhe nuk ka me ndodh një luftë.” - ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka potencuar se situata është shumë e rrezikshme dhe sipas tij nuk është vetëm lufta që e dobëson popullin.
Ai gjithashtu ka thënë se Kosovën që sot e gëzojmë, të gjitha i ka të ndërtuara me aleatët ShBA-në dhe BE-në.
“Unë mendoj që është situatë shumë e rrezikshme, nuk vdesin popujt veç prej luftërave, nuk dobësohen popujt vetëm prej luftërave. Kosovën që e kemi sot që e gëzojmë lirinë, demokracinë, mediat e lira, i kemi ndërtu edhe me aleatet SHBA-të, BE-në.” – ka thënë Haradinaj ndër të tjera.
