Haradinaj: Ramushi erdhi në Suedi me detyrë për ta sulmuar një ambasadë jugosllave, ne nuk e lamë
Ish-eprori i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar një detaj të padëgjuar deri me tani. Derisa ka rrëfyer jetën e tij në emisionin “Pressing”, ai ka folur edhe për kontaktet që ka pasur me Ramush Haradinajn para se ky i fundit të kryqet në UÇK.
Nasim Haradinaj ka thënë se në vitin 1991 Ramush Haradinaj kishte shkuar në Suedi për të marrë miratimin e tij për të sulmuar një ambasadë jugosllave në Evropë.
Ai ka treguar se Haradinja ka qenë i bindur se do t kryente ketë aksion dhe do të shpejtonte.
“Ramushi në 1991 ka ardhur me një detyrë me bë konkretisht, ne nuk kemi qenë dakord me bë atë detyrë, sepse nau ka dhimbtë me çu dëm. Ka ardhur me na vet neve, me marrë miratimin. E mirë ka qenë me sulmu një ambasadë jugosllave. Ka ardhur me na pyet cilën t’i themi ne ai me kry”, ka thënë Haradinaj, duke treguar se nuk ia kanë miratuar ketë detyrë Ramush Haradinajt.
“Veç ka mjaftu me i thënë ne. Ai ka qenë i bindur që shpëton, ne kemi qenë të bindur që është gjynah këtë far djali me lon dhe tash e dimë që kemi bërë mirë. Ramushi prej atij rasti ka qenë në lëvizje”, është shprehur Haradinaj.