Haradinaj me thirrje për qytetarët në Maqedoni: Mos i besoni Kurtit, tentoi edhe në Shqipëri njëjtë por e përzunë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje që mos t’i besohet Kurtit.
“Pasi nuk mund t'i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë - Prizren.” – ka thënë tutje ai.
Në fund, Haradinaj ka deklaruar Kurti tentoi njëjtë edhe në Shqipëri, por nuk i besuan dhe “e përzunë”.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkombas shqiptarë në Maqedoni të Veriut,
Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës.
Pasi nuk mund t'i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë - Prizren.
Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij.