Haradinaj: Llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri gjatë gjithë historisë së lavdishme.
Haradinaj ka shkruar se llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri, prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Gjatë gjithë historisë sonë së lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri. Llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri, prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht në vigjilje të shënimit të përvjetorit të 15-të pavarësisë së Kosovës, sot kisha nderin të qëndroj me podujevasit që t'i uroj dhe t'i shpreh respektin për kontributin e pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të përulem me respekt para të rënëve për liri. Njëkohësisht, shfrytëzova rastin të bashkëbisedoj me strukturat e AAK-së në këtë qytet për realizimin e punëve që na presin.” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.
