Haradinaj kujton familjen Jashari: Trimëria e tyre frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim - NACIONALE

Haradinaj kujton familjen Jashari: Trimëria e tyre frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sulmin e dytë të ndodhur mbi familjen Jashari në Prekaz nga policia serbe, 25 vite më parë.

Haradinaj ka shkruar se rezistenca dhe trimëria e familjes Jashari, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.

22 janari 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë. Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim.” – ka shkruar ai.

I pari i AAK-së, ka thënë se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri.

Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi. Lavdi të rënëve për liri!” – ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të ngjashme