Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit, 28 dhjetori është rruga për të dalë nga logjika e bllokadës
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë zgjedhje të zorit.
Ai ka vlerësuar se në këto zgjedhje qytetarët duhet t`i dënojnë bllokuesit e formimit të institucioneve.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se 28 dhjetori është rruga për të dalë nga logjika e bllokadës.
“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit. Ne i kami mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t'i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin. Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar ai.