Haradinaj: Kemi evituar rrezikun që të kemi viktima, situata në veri ende nuk është zgjidhur
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,gjatë seancës në Kuvend ku është duke u diskutuar marrëveshja që është arritur dje në Bruksel lidhur më targat, ka thënë se është evituar rreziku i parë që të ketë viktima.
‘’Me arritjen e marrëveshjes për tabelat, e kemi evituar rrezikun, rrezikun e parë që të kemi viktima, qofshin ata polic të Kosovës apo qytetar serb të veriut’’, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, edhe pse është arritur një marrëveshje, situata në veri ende nuk është zgjidhur.
“Sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i gjithë atyre vendeve vakante në rend dhe ligj”, tha ai
Kryetari i AAK-së, ka thënë se e ka ditur se kjo ditë do të vijë që nga vizita e parë më Lajçakun dhe Eskobarin, pasi që sipas këtyre të fundit integriteti territorial nuk është i negociueshëm.
“E kam ditë që do të vijmë tek kjo marrëveshje e tillë për faktin se e kam dëgjuar në vizitën e parë Escobarin dhe Lajçak që kanë thënë integriteti territorial nuk është i negociueshëm, sovraniteti nuk është i negociueshëm, mos të eksperimentojmë askush prej nesh me ide se ndonjë rregullim tjetë na shpëton nga asociacioni”.
Haradinaj deklaroj se nëse duam të shpëtojmë nga asociacioni duhet të bisedojnë se bashku por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale.