Haradinaj: Kurti të pezullojë zbatimin e vendimit të targave, të miratohet Rezoluta e AAK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.
Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të thërrasë seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar, si dhe presidentes Osmani të mbajë rol aktiv në qetësimin e situatës.
Ndërsa qytetarëve serbë të Kosovës, Haradinaj iu bëri thirrje të përmbahen nga çdo veprim që mund që çojë në dhunë.