Haradinaj: Fitore e Qeverisë mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore, jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vërshimeve që kanë ndodhur dje në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vërshimet i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar.
Sipas tij, Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën.
“Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat”, ka thënë tutje Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se në këto momentë fitore për qeverinë është përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.
“Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, ka thënë Haradinaj.
