Haradinaj e kritikon Deharin: Sjellja e Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu - NACIONALE

Haradinaj e kritikon Deharin: Sjellja e Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sjelljen e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili po ua ndal fjalën deputetëve të partive politike në Kuvend.

Para hyrjes në kuvend, ai ka thënë se sjellja e Deharit është e çuditshëm.

Ai ka deklaruar nuk e kupton se me çfarë logjike sillet ashtu.

“Kjo ftesë që është gati siç e dini, është tallje, pra vimë në respekt të parlamentit por jo në respekt të ftesës, sjellja e zotit Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu, ajo panika e tij me ndalë fjalën deputetëve, se po u bojka nami që një deputet po e shtojka një fjalë, me të vërtetë është e turpshme, se çka mundet me ndodh më shumë në seancë, ne varemi nga zoti Kurti, ose nga mashtruesi, ai e ka zgjidhjen ne nuk e kemi”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme