Haradinaj bën homazhe në Prekaz dhe të varri i Isa Boletinit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit, ka bërë homazhe të varret e heronjve kombëtar.
Ditën e Flamurit, ai e ka nisur duke vendosur lule te varri i heroit Isa Boletini në Mirovicë,
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se heroin Isa Boletini e kanë njohur edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës.
“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve!”, ka shkruar Haradinaj.
Më pas, i pari i AAK-së ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.
“Në këtë datë me rëndësi historike, bëmë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili i dha fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Komandant, ti veç ditëlindje ke!”, ka shkruar Haradinaj.