Hapën "Shtëpi për të Moshuar", si i mashtruan tre persona familjarët e një të moshuare në Gjilan
Janë arrestuar tre persona në Gjilan pasi dyshohet se kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një të moshuar.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimit personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1 mijë për muaj.
“Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimit personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.
