Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet mitrovicasi
Është arrestuar një burrë në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Siç thuhet në raportin e Policisë, gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 20 copë fishekë.
Tutje, theksohet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.
