Tentim dhunimi ndaj një vajze në Prishtinë - NACIONALE

Tentim dhunimi ndaj një vajze në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i tentim dhunimit, ka ndodhur në kryeqytet gjatë ditës së diel. Vajza e ka raportuar rastin në polici, se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë, por e njejta ka arritur të ikë.

Ajo ka deklaruar në polici, se të dyshuarit më pas janë larguar me veturë, në drejtim të panjohur.

“TENTIM DHUNIMI/Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme