Hamza Vs. Abdixhiku në dy intervistat e njëkohshme: Porositë që u çuan dhe hendeku që u shpalua mes PDK dhe LDK
...Ka përgjegjësi dhe adresë...[LDK-ja].
Hartë ku të kërkohet faji nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, i nominuari i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e dha partinë e tretë për nga rezultati zgjedhor: për të cilin pati ftesë, dhe porosi në tingëllim vërejtjeje.
Hamza në “Debat Plus” foli se PDK-ja “nuk mbyll udhë” duke e dhënë për dallim qëndrimin e partisë së vet karshi llogores së qëndrimeve paralektorale të LDK-së se nuk hynë në qeveri pa e marrë postin e kryeministrit.
Vështrim krejt tjetër nga Lumir Abdixhiku – i cili njëkohësisht po ipte intevistë në “Rubkon” të Klan Kosovës – artikuloi gjerë e gjatë Hamza.
Në një moment: Hamza u duk t’i çojë porosi Abdixhikut, për të cilin tash e një muaj ka ftesë për të biseduar në skenarin e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicë parlamentare dhe ndërtuar qeveri; rrjedhimisht në kalimin e mandatarit te partia e dytë.
“Nëse kjo nuk funksionon (atëherë) vjen te situata e tretë, që nuk është e mirë për vendin, jo e shëndetshme: zgjedhjet (e reja). Por, kur shkohet në zgjedhje ka përgjegjësi edhe adresë kush ka kontribu që vendi me shku në zgjedhje, që vendi mos m’e pas institucioneve, që me pas vakum institucional, mu prolongu çështjet”, tha Hamza.
Abdixhiku – simultanisht – e shihte krejt këtë “premature...e madje edhe naive” për çka shprehej i bindur se për çka po flet Hamzaq është “katër-pesë muajshe...tetë muajshe”.
Dhe, sipas tij, ai në vështrimin e vet po shprehte “realizëm” ndërsa – pa iu referuar në emra – Hamza dhe të tjerët (Ramush Haradinaj) ishin në “dëshira”.
Vetëvendosja, sipas tij, “do të bëjë çmos” që të zvarrisë procesin deri në maksimum – sa që, kushtetuetshmërisht për nga afatet deri te zgjedhja e presidentit, “nuk do të mbesnin as katër muaj”.
“Unë jam i bindur që këta aq shumë e dojnë pushtetit, e disa prej tyre aq shumë frikë kanë prej prokurorisë prej aferave, sa që do të bëjnë çmos deri në blerjen e mandateve të tjera, dhe këtë mund ta bëjnë mos u habitni, për të mbajtur veten në pushtet bile edhe për pak muaj.
Prandaj më duket premature diskutimi për qeveri të tjera pas të parit, fokusoni te vendimet e të parit. Duke e njohur destruktivitetin e të parit, jam i bindur që do të zvarrisë procesin në maksimumin e zvarritjes së mundshme”, tha Abdixhiku.
Dy vështrime krejt të ndryshme.
Hamza ishte më mirëbesues se pse do të duhej të bëhej qeveri e re prej opozitës, qoftë edhe afatshkurte: kryhen do punë, dhe shkohet në zgjedhje. pastaj "matemi", tha ai.
“I rrisim rrogat”.
Qoftë brenda një viti, Hamza tha, mund të arrihen rezultate të ndjeshme.
“Jam i bindur që vitin e parë ato çka kam premtu një pjesë të rëndësishme të tyre janë të mundshme me u realizu: rritja e pagave, të pensioneve, krijimi i fondit shtetëror të bursave...përfundimi i disa projekteve kapitale dhe përgatitja e fillimti të disa të tjerave,
(Pas këtyre) Shkojmë bre edhe në zgjedhje, hajt edhe shkojmë në zgjedhe. Cila është alternativa. Kryjmë punë, shkojmë në zgjedhje, matëm”, tha Hamza.
Por, për Abdixhikun s’ia vlen barra qeranë “veç m’e i rritë disa rroga”:
“Nuk futem për tetë muaj, nuk futem në qeveri vetëm sa për t’i rritë disa rroga aty, edhe po shkojmë në zgjedhje. Unë veç po respektoj verdikt qytetar”, tha ai.
Hallin më të madh, tha Abdixhiku, e ka te partie e vet.
“Nëse, hajt qe po supozoj me vetëdije vendosim të shkojmë për gjashtë deri në tetë muaj qeverisje, kjo kish me qenë katastrofale për LDK-në...Mindset-i i LDK-së është kryesori”.
“LDK ësht më e fuqishme, por nëse ne e lëndojmë LDK-në me procese afatshkurte, për ta rikthyer edhe njëherë mendësinë antishtetare, atëherë është dëmi i madh”.
“Unë veç spo du me bë diçka që e penalizon LDK-në e më pas edhe Kosovën”, shtoi mes tjerash Lumir Abdixhiku.