Hamza takon Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Do ta krijojmë një platformë që forcon lidhjen e mjekëve të Kosovës me të diasporës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar anëtarët e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kryesuar nga Mentor Bilali.
Hamza ka thënë se do të krijojnë në platformë të veçantë që do të forcojë lidhjen e mjekëve të Kosovës me ata diasporës.
Shkrimi i tij:
Në spitalet e Zvicrës kemi dëgjuar shpeshherë që mjekët, infermierët dhe pacientët flasin në gjuhën shqipe. Edhe si mantelbardhë, bashkatdhetarët tanë janë të integruar mirë këtu. Sot kisha një takim të përzemërt me Lidhjen e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër të kryesuar nga Dr. Mentor Bilali. Janë mjekë me përvojë të jashtëzakonshme dhe me plot vullnet që të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetësisë sonë. Kosova synon ta rris cilësinë e shërbimeve, jo vetëm duke investuar në pajisje moderne, por duke sjellë edhe ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e personelit mjekësor. Ne do ta krijojmë një platformë të veçantë që forcon lidhjen e mjekëve të Kosovës me ata të diasporës. Mjekët do të shkëmbejnë përvoja, do të mbajnë simpoziume shkencore dhe do të koordinohen mes vete për t'i shërbyer sa më mirë pacientëve kosovarë.
Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!