Hamza takon emisarin slloven për Ballkanin: Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta - NACIONALE

Hamza takon emisarin slloven për Ballkanin: Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka takuar sot përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Ai ka treguar se me diplomatin slloven ka biseduar për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta.

“Sot e mirëprita Përfaqësuesin Special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Anžej Frangeš. Si Kryetar i PDK-së, shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si dhe për rolin konstruktiv të partnerëve ndërkombëtarë në dialogun dhe stabilitetin rajonal. Ne diskutuam edhe për rëndësinë e një qasjeje të koordinuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka nevojë për mbështetje dhe për procese të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt rezultateve konkrete, në funksion të stabilitetit afatgjatë dhe integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme