Hamza për thirrjet “Albin baba”: Unë jam babë i tre fëmijëve, nuk bëhem kryeministër për egon time - NACIONALE

Hamza për thirrjet “Albin baba”: Unë jam babë i tre fëmijëve, nuk bëhem kryeministër për egon time

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar thirrje e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj liderit të tyre, Albin Kurti, të cilin e quajnë “Albin Baba”.

Hamza në një intervistë në “Pressing”, ka thënë se është baba i tre fëmijëve, dhe se dëshiron të jetë model që u shërben njerëzve.

“Duhet me kuptu që si kryeministër që vetëm nuk i din krejt, nuk mundesh krejt, duhet me pasë ekip, duhet me besu, me delegu detyra.

Unë jam babë i tre fëmijëve, ma shumë s’jom, jam i lumtur që janë rrit, me përpjekje për edukatë, jam i bindur që me kon kryeministër i vendit tem, me qenë një model që ju shërbej njerëzve. Nuk bohna kryeministër me realizu far ego tem personale, por për me zbatu këtë program, me besimin e qytetarëve, me një ekiup të mirë, përgjegjësinë me marrë në rast të dështimit” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme