Hamza: Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij, asnjë qytetar nuk do të mbetet pa sigurim shëndetësor.
Hamza përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se askush nuk duhet të shqetësohet më për koston e trajtimit mjekësor.
“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë.
Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi im i katërt!” – ka thënë ai.
(Pjesë speciale e marketingut)