Hamza jep detaje nga biseda e fundit me Kurtin sot: Bisedimet pa sukses, këtu përfundon komunikimi ynë - NACIONALE

Hamza jep detaje nga biseda e fundit me Kurtin sot: Bisedimet pa sukses, këtu përfundon komunikimi ynë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka dhënë detaje mbi komunikimin e fundit që pati me kryeministrin Albin Kurti rreth çështjes së presidentit.

Gjatë paraqitjes së tij në Rubikon, Hamza ka bërë me dije se me Kurtin komunikoi sot.

Ai u shpreh se i ka thënë keryeministrit që të gjitha veprimet, kanë rezultuar pa sukses.

“Unë e kam informuar sot, në komunikimin tonë sot, të fundit, e kam informuar që kjo çka kemi biseduar deri tani, të gjitha veprimet që i kemi bërë, nuk kanë rezultuar me sukses, këtu përfundon komunikimi ynë, unë të dëshiroj sukses ta zgjedhësh presidentin me të tjerët”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme