Hamza i entuziazmuar nga tubimi në Skenderaj: Drenica, vendi i duhur për ta marrë energjinë për fitoren tonë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është entuziazmua nga tubimi që ka pasur sot në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë mijëra simpatizant të PDK-së.
Ai ka bërë me dije se Drenica është vendi i duhur për ta marrë energjinë e nevojshme për fitore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e di çfarë i duhet Kosovës.
“Shumë entuziazëm dhe energji në Skenderaj. Shumë vullnet dhe besim për Kosovën që mundet ma mirë. E dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë. Drenica është vendi i duhur për ta marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë. Vendosni për numrin 131. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.