Hamza: Do t'i digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore - NACIONALE

Hamza: Do t'i digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se do t'i digjitalizojë sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ka vlerësuar se një platformë digjitale do t’i lidhte të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore në vend.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka treguar se për këtë çështje sot ka diskutuar edhe me Uranik Begun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

“Një kafe me Uranikun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore. Ne biseduam edhe për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së. Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë”, ka shkruar Hamza.

Lajme të ngjashme