Hamiti: Kurtit s`po i mjafton ekzekutivi dhe legjislativi, po i dëshiron edhe dy pushtet tjera
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj vendit të ri të ARBK-së për të shfuqizuar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se me këto veprime tregon se Albin Kurtit nuk po i mjaftojnë dy pushtet që ka aktualisht, legjislativin dhe ekzekutivin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti po i dëshiron dhe dy pushtet tjera, gjyqësorin dhe mediat.
“Albin Kurti me shokë e shoqe i kanë #KREJTdheDREJT dy pushtetet e para, legjislativin dhe ekzekutivin, në vendin tonë. Po i duan tash edhe dy pushtetet e tjera, të tretin dhe të katërtin, gjyqësorin dhe median, në emër të ndryshimit. Atëherë do ta kishin pushtetin absolut - krejt #KREJTdheDREJT - në Republikën Kosovës. Ndryshim absolut do të kishte, por demokraci jo më në Kosovë. Kjo shoqëri s'do ta lejojë këtë distopi oruelliane”, ka shkruar Hamiti.