Halimi: 2022 vit i dështimeve, kryeministri lavdërohet me “arritje” fiktive - NACIONALE

Halimi: 2022 vit i dështimeve, kryeministri lavdërohet me “arritje” fiktive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa më herët gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti ka renditur veprimet që qeveria e tij i ka bërë gjatë vitit të kaluar, duke u krenuar në veçanti me diplomacinë, deklaratës së tij i është përgjigjur zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

Në të kundërtën e tij, Halimi ka thënë se viti i kaluar ishte vit i dështimeve në integrim ndërkombëtar dhe diplomaci.

“Patëm një ambasador që nuk deklaron biznese, nuk paguan tatime, me aktakuza e akuza të shumta ndaj tij – që ende s'është shkarkuar”,- ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar se, “kryeministri lavdërohet me 'arritje' fiktive, mirëpo për një vit nuk kishte njohje të reja, as edhe një të vetme”.

Duke e cilësuar 2022 si vit të dështimeve në tërësi, Halimi ka thënë se ka pasur edhe acarim të marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

“Nuk ndodhi anëtarësimi në UNESCO, Interpol ose Europol. Kishim acarim të marrëdhënieve me aleatët tanë strategjikë – deri në refuzim vizash nga ShBA-të për zyrtarë të pushtetit. Pra, 2022 ishte vit i dështimeve në tërësi, sidomos në diplomaci",- është shprehur ajo.

Ndërkohë, në postimin e tij, shefi i ekzekutivit si suksese ka përmendur aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme