Kurti krenohet me diplomacinë kosovare, ndonëse nuk kishte asnjë njohje - NACIONALE

Kurti krenohet me diplomacinë kosovare, ndonëse nuk kishte asnjë njohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka renditur veprimet që qeveria e tij i ka bërë gjatë vitit të kaluar.

Ndonëse gjatë vitit 2022, Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet, ai pretendon se Repulika e Kosovës ka qenë e suksesshme në fushën e politikës së jashtme.

Shefi i ekzekutivit si suksese ka përmendur aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Viti i kaluar ishte vit i hapave historik për agjendën tonë integruese dhe i konfirmimit të aleancave dhe orientimeve tona diplomatike: Në maj, aplikuam në Këshillin e Evropës; Në dhjetor, aplikuam për anëtarësim në BE; Nga 1 janari 2024, më së voni, hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Republikës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”.

Me tej, ai ka përmendur tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe themelimin e Grupit Punues për anëtarësim në NATO.

Vendosëm Marrëdhënie Konsullore me Poloninë, Marrëdhënie Diplomatike me Timorin Lindor dhe avancuam statusin e Zyrës së Kosovës në Greqi; Rreshtuam politikën tonë të jashtme me BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe duke dënuar agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse; Mirëpritëm 12 gazetarë ukrainas dhe ndamë mjetet për pesë tjerë afganë; Finalizuam reformën e brendshme dhe kthyem ligjshmërinë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme