Haki Abazi përsëri kundër Qeverisë, kërkon të shtyhet afati për targa
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili kohëve të fundit shpesh nuk është pajtuar me qasjen qeveritare ndaj problemeve të ndryshme, është i mendimit se duhet të përfillet kërkesa amerikane për shtyrje 10 mujore për çështjen e targave.
Sipas tij, si rezultat mosshtyrjes Serbia ka arritur që të sabotojë procesin Gjermano- Françez, të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve në procesin e Berlinit, dhe mos mbetet target i presionit nga SHBA dhe BE për mosvënien e sanksioneve Rusisë etë përfitoj nga rasti duke kornizuar Kosovën si kokëfortë, kornizë kjo e përgaditur me muaj të tërë.
“Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar!’, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.
Abazi thotë se vendi nuk ka nevojë për trazira teksa mendon se zgjidhja për daljen nga kjo situatë është shtyrja për 10 muaj e çështes së targave.
“Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale”, mendon Abazi.