Haki Abazi krahason Kurtin me Thaçin: Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpines së bashkëpunëtorëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i cili tash e sa kohë ka treguar haptas se nuk është i kënaqur me Lëvizjen Vetëvendosje, ka krahasuar shefin e tij të partisë, Albin Kurti me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Për këtë të parin, ai ka thënë se kishte vendosur thikat mbi harta, ndërsa Kuti, shikat pas shpines së bashkëpunëtorëve.
“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!” – ka thënë ai.
Tutje, Abazi shtoi: “Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!”.
Postimi i plotë:
Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!
Kjo është thënë para dy viteve, nuk është risi kur e ke fut bishtin mes këmbëve. “Institutet” që konstatojnë gjendje, janë autoparlant për justifikim të dështimit dhe frika që populli po e kupton që edhe ky me thika është! Lajçaku është kurban i vonuar, dështimi nuk fshehet më!
Çështja është serioze, nuk bën me u zgërdhi, njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!
Vazhdojmë vazhdimin me qenin tapall në QKUK!