Habitet Elvis Hoxha, e sulmon Sorosin, “shokun” e Kurtit, duke dashur ta kritikojë Ramën e Vuiqin
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë një shkrim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.
Hoxha e ka shpërndarë një shkrim të portalit “Rruga Press”, prapa të cilit dyshohet se qëndron vet ai, ku sulmohet Alex Soros, i biri i George Sorosit, filantropit të njohur. Në shkrimin e shpërndarë nga Hoxha, ka një konspiracion të sikletshëm.
Në shkrim, akuzohet Sorosi i ri se bashkë me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, kanë një plan për kalimin e pasurive të Kosovës në Serbi. Krejt këto fjalë, që i ka shpërndarë Hoxha, i ka thënë një analist me emrin Enver Bytyçi, në një televizion të Shqipërisë.
Pse janë të çuditshme këto akuza?
Përveç që janë teori konspiracioni, “lajmi” i shpërndarë nga Hoxha ka edhe një gabim tjetër. Sorosi i ri, i cili e ka trashëguar fondacionin Soros, ka një marrëdhënie të afërt me kryeministrin Albin Kurti, shefin e Hoxhës në parti. Madje, nuk kanë munguar as takimet e shpeshta mes Sorosit e Kurtit dhe as lëvdatat për njëri-tjetrin.
