"Unë jam më politik": Sorosi ia dorëzon djalit të tij, Aleksit, perandorinë 25-miliardëshe - NACIONALE

"Unë jam më politik": Sorosi ia dorëzon djalit të tij, Aleksit, perandorinë 25-miliardëshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan George Soros i ka dorëzuar perandorinë e tij 25 miliardëshe djalit të tij, Aleksit.

Financieri i lindur në Hugari ka thënë që i biri i tij “e ka merituar”, në një intervistë për the Wall Street Journal.

Që nga vitet ’90, pasuria e familjes ka qenë e drejtuar në mbështetje të ndërtimit të demokracive në dhjetëra shtete të botës, raporton BBC.

Por në vitet e fundit, 92-vjeçari ishte bërë fokusi i konspiracioneve të ndryshme anti-semite.

Një zëdhënës i Sorosëve konfirmoi për BBC-në detajet e intervistës që u publikua të dielen.

George Soros është po ashtu një prej financuesve më të mëdhenj të Partisë Demokratike në ShBA. Aleksi, një 37-vjeçar i diplomuar për histori, është djali i dytë më i ri mes pesë fëmijëve.

Aleksi është i vetmi anëtar i familjes që ulet në komitetin e investimeve në Fondin e Menaxhimeve, për të cilin Wall Street Journal thotë se menaxhon 25 miliardë dollarë për familjen dhe fondacionin e bamirësisë.

Aleksi e kishte marrë Fondacionin e Shoqërisë së Hapur si kryesues në dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithëse ndajnë të njëjtat pikëpamje politike, Aleksi i tha Wall Street Journalit se ai është “më politik” se sa babai dhe se do të bënte fushatë kundër Donald Trumpit që po provon të bëhet president për një mandat të dytë në ShBA.

Ai tutje shtoi se Fondacioni i Shoqërisë së Hapur do të ndiqte të njëjtat synime si në kohën e babait të tij, përfshirë lirinë e shprehjes, reformën në drejtësinë kriminale, të drejtat e pakicave dhe refugjatëve dhe mbështetjen e politikanëve liberalë.

Kryeministri Kurti e ka takuar në disa raste Aleks Sorosin, dhe besohet që kanë marrëdhënie të mira.

Lajme të ngjashme