GUXO merr zemër: Largimet sikur skenari i vitit 2018 në VV, populli do të iu mbajë në mend
Sekretarja e GUXO-s, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas largimeve nga kjo parti.
Ajo ka theksuar se këtyre largimeve, qytetari do t’ua jap përgjigjen.
Postimi:
Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018.
Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi.
Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend.