Guri i thotë Muratit “hiqe taksën”: Askush më mirë se ai s’do të duhej ta kuptonte rëndëinë e ShBA-së - NACIONALE

Guri i thotë Muratit “hiqe taksën”: Askush më mirë se ai s’do të duhej ta kuptonte rëndëinë e ShBA-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se askush më mirë se ministri në detyrë, Hekuran Murati nuk do të duhej ta kuptonte rëndësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Guri ka theksuar se Murati vjen nga Ferizaj, qytetar ky që është nikoqir i bazës ushtarake amerikane më të madhe në vend.

“Hekuran Murati vjen nga qyteti i Ferizajt — qytet që ka fatin të jetë nikoqir i bazës më të madhe ushtarake amerikane në vend. Kjo bazë ka ndërtuar qindra kilometra rrugë, ka ngritur spitale e shkolla, ka organizuar aktivitete kulturore, kurse të gjuhëve të huaja, teknologjisë dhe edukimit.

E mbaj mend veten si një fëmijë pesëvjeçar. Emailin e parë ma hapi një ushtar amerikan — jo vetëm mua, por gjithë fëmijëve të lagjes. Kompjuterin për herë të parë e kam prekur po falë tyre. Filmat e parë të animuar në gjuhën angleze i kemi parë si dhuratë prej ushtarëve amerikanë. Madje edhe topin e parë të futbollit origjinal e morëm nga dy ushtarë, Dustin dhe Tom, me të cilët ende ruaj kontakte” – ka shkruar ai.

Në fund, Guri i ka bërë thirrje Muratit ta heqë tarifën ndaj produkteve amerikane.

“Amerika për ne nuk është thjesht aleate strategjike. Ajo është pjesë e rritjes sonë, e kujtimeve tona, e formimit tonë si qytetarë të lirë.

Për Ferizajn — dhe për gjithë Kosovën — Amerika nuk është vetëm mbështetje për liri, siguri dhe zhvillim. Është edhe lidhje zemre, kujtese e gjallë dhe krenari që s’fshihet.

HEKURAN, HIQE TAKSËN!”.

Lajme të ngjashme