Grupi i Grave Deputete dënon gjuhën e Abazit ndaj Kusarit, thonë se deputeti përdori gjuhë seksiste - NACIONALE

Grupi i Grave Deputete dënon gjuhën e Abazit ndaj Kusarit, thonë se deputeti përdori gjuhë seksiste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi i Grave Deputete ka reaguar ndaj deputetit Haki Abazi, për gjuhën dhe etiketimet e përdorra deputetes Mimoza Kusari – Lila.

“Grupi i Grave Deputete reagon ndaj cilësimeve ofenduese të deputetit Haki Abazi ndaj deputetes Mimoza Kusari. Ne si grup i Deputeteve e kemi ngritur disa herë temën e gjuhës ndaj grave në politikë. Kemi realizuar edhe një projekt që flet për gjuhën online. Ndërkohë që e kritikojmë gjuhën e qytetarëve, si deputete ballafaqohemi edhe me fyerje seksiste prej kolegëve tanë deputetë”, - shkruhet në njoftim.

Grupi i Grave Deputete thonë se kjo gjuhë demotivon vajzat e reja që duan të merren me politikë.

“E dënojmë këtë gjuhë jo sepse na mposht ne, por nuk duam t'i demotivojmë vajzat e reja që duan të merren me politikë. Dhe gjuha e tillë e ka këtë efekt. Andaj përsërisim edhe një herë se gjuha joparlamentare është e papranueshme për çdo hapësirë të Kuvendit, e madje çdo hapësirë publike”, - përfundon njoftimi.

Abazi kritikoi Kusari-lilan sot në konferencë për shtyp, duke thënë se ka kontroll mbi Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, duke e auajtur “çadra e Gadafit”.

Lajme të ngjashme