Gruda për Kurtin: Një kryeministër që për katër vjen nuk hyn në Shtëpi të Bardhë, është i rrezikshëm
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka vlerësuar se qeverisja aktuale ka degraduar marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit dhe se shteti ka mbetur pa miq.
Për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se “një kryeministër që nuk hyn katër vjet në Shtëpi të Bardhë, është i rrezikshëm për Kosovën”.
Duke folur për programin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, Gruda tha se programi i PDK-së është i besueshëm dhe jetësueshëm.
“Një është prova jonë kur kemi qenë në pushtet: veprat e tona nuk janë përsëritë më: autostrada për Shqipëri 1 miliardë euro, dhe për Maqedoni 600 milionë euro”, thai ai.