Gruda me “këshilla pa pare” për qeverinë për të mbyllur rastin Dehari, sfidon Haxhiun të dalë në debat me të
“Po ata kokan të Vuçiqit bre...po bëkan luftë hibride”.
Kështu humorizoi ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, teksa Përparim Gruda nga departament për drejtësi i Partisë Demokratike të Kosovës po shtjellonte ekzegjezën e vlerësimit të Komisioni Venecias për nismën e ‘vetting’-ut nga Qeveria e Kosovës.
Minsitren e Drejtësisë, Ministren Haxhiu, Gruda e dha si “ekzemplar të moskompetencës” në drejtësi derisa nisi t’i numërojë “dështimet” e saj.
Por, para se të niste i kërkoi ballafaqim publik përmes debatit.
“Albulena Haxhiu asnjëherë nuk ka guxu me dalë në debat me mu: dhe qe sonte, këtu, po e ftoj prap le të del në debat me mu – por, nuk vjen asnjëherë”.
Zotimet qeveritare: Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Vetting-u, rasti Dehari.
“A e dini ju që në program të qeverisë është premtuar padia për gjenocid ndaj Serbisë? E kanë premtim qeveritar. Shkoj fundi i mandatit".
"Bile para një muaje ministrja Haxhiu tha se që ’do ta çojmë në Strasburg’ padinë; (qesh) në Strasburg nuk çohen padi për gjenocid”, tha Gruda në Pressing.
“Edhe këtë gjë kaq elementare e gaboi ministrja e Drejtësisë”.
“E ka premtu Vetting-un: e a di Leo(nard Kerçuki) çka ka thanë Komisioni Venecias? Qe një fjali. Komisioni i Venecias ka thanë që ’Ministria e Drejtësisë nuk e di kuptimin e fjalës Vetting’".
"A e merrni me mend? Kanë shkruar dokument 300 faqe mu duk voluminoz e të dijshëm”, shtoi Gruda.
Gazetari Leonard Kerquki e ndërpreu duke ia njohur “nderin që i kanë bërë vendit” me sfidimet e ligjeve kundërkushtetuese që u konfirmuan si të tilla në Gjykatën Kushtetuese.
“Tetë herë”, tha Gruda. “E kanë shkel tetë herë kushtetutën – kur ne i fitonim rastet në Gjykatë, ata thonin gjykata e kapur”:
Gruda iu drejtua Haxhout me disa, siç tha ai, “këshilla pa pare”.
“Qe edhe një diçka: rasti Dehari. Nuk është zbardhë, përkundrazi është djeg dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe çka bëjnë këta, para një muaji organizojnë turnire të ping-pongut edhe bajnë lojna me sha: e MD-ja krjet çka bën është thotë ‘prokuroria është e kapur’”, vazhdoi ai.
“E pyetja kësaj në fund të mandatit është: çka duhet me bë më shumë qytetarët e Kosovës se sa me t’i dhënë 50% të votës që t’i mi rregullu sistemin e drejtësisë dhe me zbardhë rastin Dehari?”.
“Pse nuk e zbardhin? Çka i duhet më shumë këtij pushteti? E çka do të bënte këtu një ministre e mençur: Do të duhej t’i ofrohej Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe t’i thotë: cilat janë resurset që juve ju mungojnë me zbardhë rastin Dehari?”
“Qe po i jap këshilla pa pare qeverisë. A ju duhen (KPK-së, KGJK-së) laboratore në katër anët e botës? Në katër anët e botës kemi me çu e me zbardhë këtë rast. Qeveria këtë e ka bë (2018) por s’e kanë pranu këta”, vazhdoi Gruda.
Burim Ramadani: Qeveria Haradinaj e kanë thirrë familjen, avokatin, dhe ju ka thënë çka ju vynë për me i besu këtij procesi?.