Gruaja nga Obiliqi raporton se ish i dashuri, pas ndarjes, ia ka publikuar fotot në rrjetet sociale - NACIONALE

Gruaja nga Obiliqi raporton se ish i dashuri, pas ndarjes, ia ka publikuar fotot në rrjetet sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ka arrestuar një burrë në Obiliq nën dyshimet për fotografim dhe incizime të paautorizuara.

Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se ish i dashuri i saj, pasi janë ndarë ka publikuar fotografitë kompomentuese në rrjetet sociale.

Pas kësaj policia ka arrestuar të dyshuarin të cilin e kanë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i PK-së:

FOTOGRAFIM DHE INCIZIME TË PAAUTORIZUARA

Obiliq 06.01.2023 - 19:37. Me 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme