“Gruaja natën thërret erdh djali” – Rrëfimi emocionues i Bajram Qerkinit në Ditën e të Pagjeturve - NACIONALE

“Gruaja natën thërret erdh djali” – Rrëfimi emocionues i Bajram Qerkinit në Ditën e të Pagjeturve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka bërë një deklaratë emocionuese me rastin e Ditës së të Pagjeturve.

Ai ka thënë se çdo ditë e më shumë pritja e tyre po bëhet më e vështirë.

“Çdo natë gruaja thërret erdhi djali”, tha Qerkini pas homazheve, raporton EO.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, nuk është punuar ajo që është dashur dhe është ditur të punohet. Nuk ka send që nuk dihet, thotë se nuk ka të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhjen e fatit të 1 600 personave. Prej Marinës deri në Bllacë kemi varreza, ka nis me u zbardhur çështja e të pagjeturve”.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flejnë, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë them që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thash mos me thuaj pse po më kritikon, më tha sa di e bëj, i thash jo ti di shumë”.

Lajme të ngjashme