Së pari Greqia, pastaj BE-ja: Brenda javës Kurti demantohet keq dy herë - NACIONALE

Së pari Greqia, pastaj BE-ja: Brenda javës Kurti demantohet keq dy herë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Brenda kësaj jave kryeministri Albin Kurti ka marrë dy demantime për dy çështje të ndryshme. Fillimisht, ai është përgënjeshtruar nga shteti grek për çështjen e njohjes, kurse të premten ai është demantuar nga BE-ja, e cila ka mohuar se në takimin e 14 shkurtit vetëm Kurti kishte paraqitur propozim për sekuencimin e Marrëveshjes Bazike.

Pas takimit të së enjtes në Bruksel, kryeministrit Albin Kurti ka thënë se vetëm ai kishte paraqitur propozim rreth sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes se Bruksel dhe asaj të Ohrit.

Ai këtë e thoshte duke mohuar se Serbia apo BE-ja kanë paraqitur ndonjë dokument.

Sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellë vetëm Kosova. Bashkimi Evropian është aty për të siguruar që propozimet e palëve janë përbrenda frymës dhe formës së BE-së. Ata nuk bëjnë propozime, kujdesen që propozimet e palëve janë të tilla që nuk tejkalojnë kornizën evropiane. Pala serbe nuk ka sjellë propozim, por e ka dërguar një kushtëzim te BE-ja”, kishte thënë Kurti në konferencën për media pas takimit.

Por, pa kaluar 24 orë ai është përgenjështruar nga BE-ja. Kjo e fundit ka nxjerr në media dokumentin, i cili është prezantuar në takim dhe i cili parashihte hapa konkret se si duhet të zbatohet marrëveshja në fjalë.

Pas daljes në media të draft-dokumentit të BE-së, ka reaguar kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dokumenti i BE-së është prezantuar edhe më herët.

Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-sē për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë me 14 shtator në Bruksel, vetëm Kryeministri i Kosovës prezantoi një draft substancial dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t'u fokusuar vetëm në AKSHS. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, ka shkruar Bislimi.

Demanti nga Greqia

Ditë me parë, kryeministri Albin Kurti ishte shprehur optimist për njohjen e Kosovës nga Greqia.

Në një intervistë për “TVP Ëorld”, Kurti kishte thënë se shteti helen është nisur në atë drejtim.

Sipas tij, Greqia është me se afërmi njohjes nga pesë vende e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Madje, për të mbështetur argumentin e tij ai ka deklaruar se zyra ndërlidhëse kosovare në Athinë kohëve të fundit edhe është “lartësuar” për nga niveli.

Greqia është ajo që po prinë nga këto pesë shtete kur jemi te përafrimi për njohje. Gjithashtu edhe statusi i zyrës së sonë në Athinë është lartësuar kohëve të fundit”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Por, shumë shpejt pretendimi i të parit të Qeverisë së Kosovës u demantuar.

“Euractiv” duke i thirrur në burime e veta brenda Qeverisë së Greqisë ka raportuar se Greqia nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës.

Pozicioni grek (sa i përket çështjes së Kosovës) nuk ka ndryshuar”, citon burimin “Euractiv”.

Përgënjeshtrimet, të dëmshme për Kosovën

Përgënjeshtrimet e kryeministrit nga aleatët nuk kanë kaluar pa u kritikuar.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka thënë se demanti i Greqisë dhe i BE-së janë të dëmshme për Kosovën.

Ai ka vlerësuar se kjo tregon se Kurti është i pabesueshëm për aleatët.

Shihni dy përgënjeshtrimet publike që iu bënë Albin Kurtit këtë javë. Paralajmëroi ai para nja 10 ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë pak ditë më vonë, që tha se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar. Kurti tha dje mbas takimit me presidentin e Serbisë në Bruksel se ai, kryeministri, në emër të Qeverisë së Kosovës, ishte i vetmi që kishte paraqitur një propozim rreth sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes Bruksel/Ohër. E përgënjeshtroi sot Bashkimi Evropian (BE), lehtësuesi i dialogut Kosovë – Serbi. Dokumentin e propozimit të BE-së e botoi Koha.net. Këto janë vetëm huqjet më të reja diplomatike të kësaj Qeverie”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Më tej, ai ka përmendur edhe gabimet tjera të Kurtit në rrafshin diplomatik.

Po ky Kurti e kishte quajtur në maj te këtij viti ‘naiv’ Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken. Merreni me mend! Bashkëpunëtorja e tij, zv. kryeministresha Gërvalla – Schëarz pak më vonë BE-së i vuri damkën e ‘tigrit prej letre’. Merreni me mend! Një Qeveri e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit - në dëm të Kosovës, siç po shihet. Albin Kurti & company janë thjesht të pabesueshëm. Shumë syresh edhe krejtësisht të padijshëm", ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se sanksionet ndërkombëtare të BE-së dhe SHBA-ve, Kosova i ka për fajin e kësaj kaste politike.

Lajme të ngjashme